Klubi anglez do të tentojë për Edon Zhegrovën brenda 24 orëve të ardhshme

Fulham po shqyrton një lëvizje të madhe në ditën e fundit të afatit kalimtar veror për anësorin e Lille, Edon Zhegrova, shkruan Football Insider.

Trajneri i Fulham, Marco Silva është i prirur të sjellë përforcime në sulm, pasi humbi emra si Willian dhe Bobby Decordova-Reid në fillim të kësaj vere.

Fulham ka pasur një interes afatgjatë për Zhegrovën, por tani po shqyrton një lëvizje të vonuar për të nënshkruar me sulmuesin kosovar përpara mbylljes së afatit kalimtar të premten e 30 gushtit.

Megjithatë, një marrëveshje mund të jetë e vështirë për t’u arritur pasi Lille u kualifikua në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve dhe financiarisht tani qëndron mirë, ndërsa Zhegrova ishte hero i francezëve me dy gola në dy ndeshjet ndaj Slavia Pragës.

Football Isnider shkruan se do të duhej një “tarifë e madhe” që skuadra franceze të konsideronte largimin e 25-vjeçarit.

Zhegrova iu bashkua Lille në vitin 2022 për 6 milionë euro nga Basel, duke nënshkruar një marrëveshje katërvjeçare me klubin francez dhe që atëherë ka bërë 90 paraqitje .

Gjatë kësaj kohe, ai ka gjetur rrjetën 21 herë, ndërsa ka dhënë 16 asistime.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top