Raportohet se Bjellorusia ka përdorur një aeroplan ushtarak për të rrëzuar një dronë rus i cili kishte hyrë në hapësirën ajrore të saj, transmeton Gazeta Metro.
Sipas Hajun Project të Bjellorusisë e cila monitoron aktivitetin e trupave ruse dhe bjelloruse brenda këtij shteti, Minsku ka përdorur aviacionin e saj ushtarak për herë të parë për të rrëzuar një dronë “Shahed”.
Rusia ka përdorur vazhdimisht dronët kamikaz “Shahed” për të goditur infrastrukturën civile dhe atë të energjisë në Ukrainë. Diktatori bjellorus Lukashenko është aleati më i afërt i Putin dhe pavarësisht se Minsku nuk është përfshirë direkt në invazionin rus ndaj Ukrainës megjithatë shteti i tij dhe territori i saj janë përdorur për të ndihmuar sulmet në Ukrainë, raporton Newsweek.
The Hajun Project ka thënë se droni iranian ka hyrë në hapësirën ajrore të Bjellorusisë në rajonin Homiel qka ka ngjallur aktivizimin e Forcave Ajrore të Bjellorusisë.
