‘E dërgoi Lillen në Ligën e Kampionëve’: L’Equipe vlerëson lartë Edon Zhegrovën për paraqitjen e tij

Gazeta prestigjioze franceze “L’Equipe”, ka analizuar lojën e Lilles në play-off të Ligës së Kampionëve, ku e ka vlerësuar tej mase paraqitjen e Edon Zhegrovrës.

Ky medium e nis shkrimin me vështirësitë e jashtëzakonshme që ndodhën në fushën e Slavia Pragës, ku Lille arriti të kualifikohej në Ligën e Kampionëve, falë golit të Edon Zhegrovës.

Sezoni i kaluar ishte sezoni i tij i lulëzimit dhe Edon Zhegrova u bë ‘X factor’ i LOSC Lille, shkruan “L’Equipe”.

“Golat e Jonathan David padyshim që peshojnë shumë, por ato të kosovarit janë të të njëjtit kalibër dhe luajtën një rol kyç në kualifikimin e LOSC Lille në fazën kryesore”.

“Një gol kaq i çmuar në kohën shtesë erdhi edhe në ndeshjen e parë kundër Fenerbahçes (2-1), tjetërn gol në ndeshjen e parë kundër Slavisë (2-0), dhe një tjetër në ndeshjen e kthimit (1-2), sulmuesi kosovar tregohet të jetë thelbësor”, shkruan ku medium i njohur.

E veçanta e Zhegovës, sipas L’Equipe, ishte një goditje nga e majta (minuta 77), që shoi vullkanin në Eden Arena për të paktën disa minuta. Më e rëndësishmja: ai ia mundësoi klubit të tij të kualifikohet në kompeticionin më prestigjioze evropiane. /Telegrafi/

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top