Çfarë i tha kreu i CIA-s?/ Kurti: Dëshmi e marrëdhënieve bilaterale të dy vendeve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur tani për takimin që pati javën e kaluar me kreun e Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns, i cili ndaloi në Prishtinë pas dy vizitave të befasishme në Bosnje Heercegovinë e Serbi. Kreu i qeverisë e përshkroi takimin si mjaft konstruktiv, dhe si dëshmi të përkushtimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj sigurisë në Kosovë.

“Takimi shkoi shumë mirë. Natyrisht që ne kemi bashkëpunim me ShBA-të dhe këtë institucion të rëndësishëm të inteligjencës dhe sigurisë përmes Agjencisë tonë të Inteligjencës. Unë e falënderoj shefin e CIA-s që vizitoi vendin tonë, dhe kjo është dëshmi tjetër e angazhimit të Shteteve të Bashkuara për sigurinë dhe parandalimin e çfarëdo kërcënimi të sigurisë për republikën tonë në kuadër të marrëdhënieve bilaterale me ShBA-të dhe të paqes dhe stabilitetit dhe sigurisë rajonale në Ballkanin Perëndimor”, tha Kurti.

Burns javën e shkuar zhvilloi një “tur” në Ballkan. Ai fillimisht vizitoi Bosnjë-Hercegovinën, më pas Serbinë dhe dy ditë në fund qëndroi në Kosovë. Në Kosovë ka takuar presidenten Vjosa Osmani e kryeministrin Kurti. Nga takimet janë dhënë pak detaje prej udhëheqësve të Kosovës.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top