“Oasis” do të ribashkohet për një tur. Bandi britanik i njohur për hitet e tyre si “Wonderwall” dhe “Don’t Look Back in Anger” do të bashkohet pas pesëmbëdhjetë vitesh duke i dhënë fund një krisje të gjatë të marrëdhënieve mes dy vëllezërve Liam dhe Noel Gallagher, transmeton Gazeta Metro.
Nga bandi thanë se biletat për turin 14 ditësh do të fillojnë të shiten nga e shtunja. Turi fillon nga 4-5 korrik të vitit të ardhshëm në Cardiff pastaj Wales para se të zhvendosen në Manchester, stadiumin Wembley të Londrës dhe në Edinburgh e Dublin deri me 17 gusht ku pastaj përfundon turi.
“Kjo është. Kjo po ndodhë” tha bandi. Oasis ishin ndarë në vitin 2009 pas vitesh krisje të marrëdhënieve të brendshme me Noel Gallagher që u largua zyrtarisht nga grupi pak momente para se të performonin në Rock en Seine të Parisit, raporton Le Monde.
Edhe para se të ndaheshin, vëllezërit kishin raport të “turbullt” mes vete dhe është raportuar se ata nuk kanë folur mes vete për vite pas ndarjes së grupit.