Zyrtare: Nico Gonzalez prezantohet nga Juventusi

Juventusit ka konfirmuar afrimin e Nicolas Ivan Gonzalez, i njohur si Nico Gonzalez, i cili tashmë është zyrtarisht lojtar i Zonjës së Vjetër.

Anësori sulmues i bashkohet Juventusit nga Fiorentina, pas disa sezonesh të mira me këtë klub.

Dy klubet arritën marrëveshje për një shifër prej 38 milionë eurosh, përfshirë edhe bonuset.

Duke hyrë në detaje, marrëveshja është strukturuar si më poshtë: 8 milionë euro kushton huazimi, 25 milionë euro detyrimi për blerje dhe 5 milionë euro të tjera për bonuse.

Gonzalez luajti te i Sttutgart para se të kalonte në Itali, ku me klubin gjerman ai bëri 79 paraqitje në tre sezone, duke u dëshmuar si një lojtar i vlefshëm, me 23 gola dhe 10 asistime.

Me klubin nga Firenca ai ka 125 ndeshje të luajtura, ku shënoi 38 gola dhe dhuroi 19 asistime.

Ai është pjesë e Argjentinës së Lionel Scaloni dhe së fundmi triumfoi të Copa America. /Telegrafi/

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top