Tedi Blushi: Të shkojmë ta rrethojmë në shtëpi Veliajn

Po mbahet sot para Bashkisë së Tiranës protesta e 22 në lidhje me dosjen “5D”. Anëtari i Këshillit Bashkiak Tedi Blushi, ka deklaruar se i vetmi shërbim që i ofrohet i pandërprerë qytetarëve, është afera e tmerrshme e plehrave.

Ai u shpreh se është koha për të përshkallëzuar protestën dhe aksionin opozitar, ndërsa propozoi protestë para shtëpisë së kryetarit të bashkisë Erion Veliaj.

“Prej 3 mandatesh ky institucion është kthyer në bankomat të atyre që duhet të ishin pas hekurave. 330 mln euro është buxheti i bashkisë në një vit, pra rreth 1 mln euro në ditë për të ofruar shërbime. I vetmi shërbim që për 3 mandate iu garantua qytetarëve është avancimi ia vlerës së tmerrshme të plehrave.

I vetmi shërbim që vijon pa asnjë pengesë as nga drejtësia. Koha që të përshkallëzojmë protestën dhe aksionin opozitar. Të protestojmë para shtëpisë së Veliajt e të mos e lëmë të dalë”, tha ai.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top