Njësia çeçene “Akhmat” po përgatitet që të mposht sulmin e Forcave të Armatosura të Ukrainës (AFU) në Kursk sipas komandandit të asaj njësie Apti Alaudinov, transmeton Gazeta Metro.
“Situata në Kursk është nën kontroll. Armiku është i nxënë duke u rigrupuar. Unë nuk jam i gatshëm të them se kur planifikojnë të sulmojnë” tha ai.
Ai tha për RIA, se kanë bërë analizë të përgjithshme se çfarë planifikojnë të bëjnë dhe se ata po përgatiten për sulmet e ardhshme të tyre.
Në anën tjetër pamje të gjeolokalizuara konfirmojnë se AFU ka avancuar në veri lindje të Korenevo afër hekurudhës në lindje të Aleksandrovka. Kjo nënkupton se AFU ka kontroll në vendbanimet e Vetreno-Durovka.