Eva Buzo ka përfunduar me suksese sfidën e saj të notit nga brigjet e San Focca deri në gadishullin e Karaburunit. Ajo ka prekur tokën shqiptare në një nga gjiret e Karaburunit, në afërsi të kepit të Gjuzës.
Një udhëtim i vështirë për avokaten me origjinë Shqiptare e cila, sfidën të cilën e la në mes vitin e kaluar për shkak të komplikacioneve, e ka përfunduar këtë herë duke treguar një forcë fizike dhe psikologjike.
Ajo ka ndaluar shumë pak duke pirë ujë dhe udhëtimi ka qenë konstant. Nuk ka pasur asnjë problem gjatë udhëtimit prej 34 orësh. Në momentin e mbërritjes, Eva nuk ka qenë në gjendje të flasë për shkak të kalcifikimit të gojës nga kripa. Gjendja e saj shëndetësore është shumë e mirë.