Parashikimi i motit: Vranësira dhe reshje shiu

Sipas MeteoAlb, vendi ynë do të jetë nën mbizotërimin e masave ajrore të paqëndrueshme përgjatë gjithë 24 orëshit duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë dominante në të gjithë territorin, por më të theksuara reshjet do të jenë në zonat veriore dhe qendrore ku herë pas here do të ketë rrebeshe të njëjtat kushte të paqëndrueshme meteorologjike do të na shoqërojnë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie si në vlerat minimale, por edhe ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 15°C vlera më e ulët deri në 33°C vlera më e lartë në territor. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det duke arritur shpejtësine mbi 60 km/h nga drejtimi kryesisht Verior; për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 6 ballë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top