Rikthehen reshjet, probleme në Librazhd

Rikthimi i reshjeve në Qarkun e Elbasanit ka krijuar probleme të shumta.

Nga reshjet e dendura të shoqëruar me erë e breshër në disa zona ka patur bllokim qarkullimi në disa rrugë për shkak të vërshimit të ujërave dhe gurëve.

Një pjesë e rrugëve në një lagjeje përgjatë rrjedhës së lumit Shkumbin në Librazhd për 30 minuta ishte e pakalueshme pasi uji përmbyti të gjithë zonën

Ndërkohë në zonën ku ndodhet Spitali i Librazhdit nga stuhia u rrëzuan disa pemë dhe si rezultat i motit të keq u dëmtua edhe rrjeti shpërndarës i energjisë elektrike.

Sakaq, agjencia e shërbimeve publike, emergjencat civile dhe OST janë mobilizuar në terren për të rikthyer normalitetin.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top