Idea gjeniale: ndeshje të shumta e pak pushim, Real Madrid studion pushime individuale

Pushime të personalizuara, të studiuara e të krijuara posaçërisht për çdo lojtar në veçanti. Ideja është e Real Madrid, në mënyrë që të përballojë një kalendar të ngarkuar me impenjime dhe në të njëjtën kohë të lejojë lojtarët e tij të rimarrin energji: “Dikush mund të mos luajë për një javë dhe të shkojë të pushojë me familjen e tij, veçanërisht ndërkombëtarët që kanë shumë pak pushim dhe nuk kanë asnjë ditë të vetme qetësi. Ne jemi duke e vlerësuar këtë zgjidhje me stafin mjekësor dhe trajnerët”, tha Carlo Ancelotti në prag të debutimit të tij në La Liga në shtëpinë e Mallorca.

Duhet thënë se Real Madrid është nga ata klube që mund ta përballojë një situatë të tillë, duke pasur parasysh skuadrën yjore që ka në dispozicion Ancelotti: “Nëse Vinicius shkon me Brazilin për të luajtur dy ndeshje, pas kthimit ai do të ketë katër ose pesë ditë pushim. Është e vetmja mënyrë. Do ta lejojmë të bëjë çfarë të dojë në ato ditë”, shtoi trajneri merengues. Një ide që mund të përqafohet nga shumë klube të tjerë, duke qenë se në një situatë të tillë ndodhen të gjithë ata që luajnë për të paktën tre kompeticione në një sezon.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top