Lisandro Martinez: “E riktheva Traoré në palestër”. Spanjolli nuk duron e replikon me argjentinasin

Rrugëtimi i Manchester United në Premier League u hap me fitoren në shtëpi ndaj Fulham, falë golit të Zirkzee në minutën e 87′. Mes protagonistëve të ndeshjes, përveç holandezit, ishte edhe Lisandro Martinez, i cili doli fitues nga dueli i afërt me Adama Traoré. Nga këtu ka ardhur komenti i argjentinasit pas ndeshjes, për të cilin spanjolli i lindur në vitin ’96 nuk vonoi të përgjigjej.

MARTINEZ: “TRAORE? E DËRGOVA NË PALESTËR”

“E riktheva në palestër – tha Lisandro Martinez për Sky Sports UK -. Të luash kundër Traoré është vërtet e vështirë. Mësova nga ndeshja e parë: herën e parë më ‘vrau’, por pastaj e ‘vrava’ unë. Në këto momente duhet të jesh i përqendruar dhe nuk mund t’i lejosh vetes asnjë shpërqendrim”.

TRAORÉ: “DO TAKOHEMI PËRSËRI”

Përgjigja në rrjetet sociale nga Traoré ka ardhur përmes një historie të publikuar në profilin e tij në Instagram: “Mos u shqetëso, do të takohemi sërish”. Takimi pra është lënë për ndeshjen e radhës, me spanjollin që do të tentojë të hakmerret pas paraqitjes jo të mirë në Old Trafford. Një betejë e gjitha për tu parë.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top