U nda nga Morata, Alice Campello merr mesazhin nga Erjona Sulejmani: “Kurrë mos i beso futbollistëve…”

Ndarja e papritur mes Alice Campello dhe Alvaro Morata është ende duke u diskutuar dhe gjatë një pyetje-përgjigjeje me ndjekësit e saj në Instagram, Erjona Sulejmani, modele dhe influencuese, foli për ndarjen mes të dyve. Shqiptarja ka qenë gruaja e futbollistit që luante për përfaqësuesen e Zvicrës Blerim Dzemaili dhe ndoshta e njeh mirë mardhënien mes modeleve dhe futbollistëve.

E për këtë është shprehur si më poshtë: “Më vjen keq për fëmijët! Por tani përvoja më ka mësuar se nuk ka futbollistë besnikë. Për fat të keq, ne gratë gjithmonë mendojmë dhe besojmë se mund t’i ndryshojmë këta lloj burrash dhe për këtë arsye besojmë në dashuri! E gabuar. Kurrë mos i besoni një futbollisti, sepse ai do të përfundojë gjithmonë duke të tradhtuar”, tha Sulejmani.

CAMPELLO: “NUK ËSHTË ASKUSH TJETËR”

Alice Campello, tashmë ish Lady Morata, konfirmoi fjalët e lojtarit dhe ndërkohë hoqi nga profili mbiemrin e tashmë ish-bashkëshortit: “Unë dhe Alvaro kemi vendosur të ndahemi dhe është vendimi më i vështirë që kemi marrë në jetën tonë – shpjegoi ajo –. Do doja të specifikoja, siç bëri ai, se nuk ka palë të treta dhe asnjë lloj mosrespektimi nga ana e asnjërit”. Më pas ajo përfundoi duke falënderuar ish-partnerin për vitet e kaluara së bashku: “Faleminderit për gjithçka që bëri për mua, për mënyrën se si u kujdes për mua, për babanë dhe bashkëshortin që ishte dhe do t’i uroj GJITHMONË më të mirën”, tha Campello.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top