Video/ Autogol i Thiaw e barazim në minutën e 5 shtesë: Milan shpëton me një 2-2 ndaj Torinos

Aventura e teknikut Paulo Fonseca në pankinën e Milan nisi me një barazim në shtëpi, i shpëtuar në fund me një 2-2 ndaj Torinos. Në San Siro, skuadra Granata e drejtuar nga Vanoli, në debutimin si trajner në ligën më të mirë, i vuri kuqezinjtë në vështirësi. Miqtë shënuan një gol në çdo pjesë, duke përfituar nga autogoli i ngathët i Thiaw në minutën e 30′ dhe duke shfrytëzuar një kundërsulm në të dytën me Zapata, i asistuar nga Lazaro. Megjithatë, në fund, erdhi reagimi krenar i Milan. Fillimisht Morata ngushtoi diferencën në minutën e 88′ dhe, më pas, Okafor barazoi në minutën e 95′.

MILAN PROBLEMATIK, POR MORATA SPIKAT

Është një nga ato situata që varet nga mënyra se si i përjeton ato: është e lehtë të imagjinohet se para ndeshjes, Torinos nuk do t’i vinte aspak keq të dilte me një barazim 2-2 në fushën e Milan. Por duke pasur parasysh se si shkoi ndeshja, skuadra Granata u largua nga San Siro e mbërthyer nga keqardhja sepse lejuan kundërshtarët të kthenin një ndeshje që e kishin të fituar me dy gola avantazh. Një epilog shumë i rëndë sepse Toro do t’i kishte merituar tre pikët, për mënyrën se si e menaxhuan ndeshjen deri në amnezinë e tyre në çerek orën e fundit.

Më mirë në organizimin kolektiv, në vëmendjen difensive, e në qartësinë e zgjedhjeve. Një skuadër që u shfaq vendosmërisht përpara kuqezinjve, një kopje e zbehur e grupit që mposhti City, Real dhe Barcelona gjatë javëve të verës. Një Milan i nënshtruar, i ngadaltë dhe i ngathët, me pak ide dhe amnezinë e zakonshme mbrojtëse. Këtyre i shtohet edhe pasaktësia e Leao para portës: dy raste të pastra shënimi të humbura. Megjithatë, ndeshjet zgjasin të paktën 90 minuta dhe në këtë rast u shtuan tetë minuta shtesë në pjesën e dytë: ishte e pafalshme për djemtë e Vanolit që stakuan prizën në momentin vendimtar. Milan ka meritën që besoi deri në fund, dhe asgjë më shumë: pjesa tjetër duhet harruar.


EMPOLI 0-0 MONZA

Seria A 2024/2025 nis pa gola për Empoli dhe Monza, të cilët barazuan 0-0. Në Castellani, skuadrat e teknikëve D’Aversa dhe Nesta krijuan pak mundësi, me Esposito të rrezikshëm veçanërisht në pjesën e parë për vendasit. Ndërsa në finale ishin miqtë që shkuan afër golit me Caldirola dhe Colombo, të gjitha para një mundësie të fundit për Solbakken. Pika e parë për toskanët dhe briancolët në kampionatin e ri.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top