Video/ Me 10 lojtarë, Schick barazoi në fund: Leverkusen i rrëmben superkupën Stuttgart me penallti

Bayer Leverkusen e nis me trofe sezonin, duke rrëmbyer superkupën e Gjermanisë, pas fitores me penallti ndaj Stuttgart. Kampionët e Gjermanisë kanë treguar një forcë karakteri të jashtëzakonshëm, duke qenë se luajtën për një orë me 10 lojtarë. Skuadra e Xabi Alonso zhbllokoi ndeshjen me Boniface, por pësoi rikthimin e miqve me Millot e pas kartonit të kuq për Terrier u përmbys nga Undav. Në fund, Schick e coi ndeshjen direkt te penalltië me golin e barazimit (nuk ka shtesë në superkupën e Gjermanisë) ku Leverkusen u tregua më i saktë duke ngritur lart trofeun.

Goli i Boniface që në minutën e 11′ krijoi idenë që Leverkusen do ta kishte të thjeshtë për të mundur Stuttgart. E nuk ndodhi kështu, me Alonso që kishte bërë disa zgjedhje të guximshme duke lënë në pankinë Grimaldo apo edhe Frimpong e Schick. Vetëm 4 minuta zgjati festa sepse Millot riktheu ekuilibrin, por gjërat do të shkonin edhe më keq. Në minutën e 37′ Alonso e pa veten me një lojtar më pak, pas kartonit të kuq për Terrier.

Stuttgart e kuptoi se mund të merrte më shumë dhe e shtyu lojën përpara. Alonso u mbrojt me largimin e Boniface për një mbrojtës, Tah, por Stuttgart i ndëshkoi në minutën e 63′ me golin e Undav. Përmbysje e kryer e Bayer me asgjë për të humbur. Kështu Alonso nxorri në fushë peshat e rënda dhe pikërisht një kombinim i Grimaldo me Schick e nxorri çekun në pozita për të shënuar golin e barazimit në minutën e 88′. Te penalltitë pastaj Aspirinat nuk gabuan asgjë me katër goditësit e tyre të saktë, ndër për Stutgart gaboi Kratzig penalltinë e tretë dhe Silas të pestën.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top