KQZ anulon shortin për renditjen e kandidatëve për kryetarë bashkie, Celibashi shpjegon arsyet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka anuluar shortin që do të përcaktonte renditjen në fletën e votimit, të kandidatëve për disa nga bashkitë e vendit.

Gjatë fjalës së tij, Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi u shpreh se për 3 kandidatë, duhet pritur përfundimi i shqyrtimit të ankimeve në KAS dhe Kolegj.

“Në seancën e sotme kemi zhvillimin e procedurave për hedhjen e shortit për renditjen e disa kandidatëve për kryetarë bashkie në disa bashki, por do ta shtyjmë sepse kemi marrë një kërkesë nga një subjekt zgjedhor, i cili kërkon që të bëhet hedhja e shortit, paraprakisht, për subjektet zagjedhore dhe pastaj për kandidatët për kryetarë bashkie. Edhe për këta të fundit, të bëhet për të gjithë në të njëjtën kohë. Meqënëse për 3 kandidatë jemi akoma në procedurë shqyrtimi të ankimeve, do duhet të presim përfundimin ne shqyrtimit të ankimeve në KAS dhe në Kolegjin Zgjedhor”, theksoi ai.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top