Video/ Një ish-milanist ndëshkon Inter në shtesë: Messias e Genoa ndalojnë Inter në debutim

Në javën e parë të Serie A, Inter nuk shkoi përtej barazimit 2-2 ndaj Genoas dhe e nisi mbrojtjen e titullit të fituar sezonin e kaluar me një barazim. Në Ferraris ndodhi gjithçka. Katër gola, një gol i anuluar, një penallti e humbur. Në fund ndeshja përfundoi me rezultatin 2-2: e hapi Vogliacco, më pas një dygolësh nga Thuram dhe në fund një gol vendimtar i ish-milanistit Messias, i cili fillimisht dështoi nga pika e bardhë përballë Sommer dhe më pas shënon në topin e kthyer nga zvicerani.

Inter e nisi me barazim aventurën e kampionatit. Thuram ishte brilant, duke shënuar dy gola të mrekullueshëm – i pari me kokë dhe i dyti me një goditje të lehtë pas një aksioni të shkëlqyer të zikaltërve -, më pas Inter u rrëzua në fund, duke hedhur në kosh tre pikët. Prekja me dorë në zonë nga Bisseck shkaktoi penalltinë, me të cilën Messias vendosi ndeshjen. Në pjesën e dytë edhe një gol i Dimarco u anulua për shkak të pozicionit jashtë loje.

Në Marassi ishin vendasit që zhbllokuan ndeshjen në minutën e 20′. Sommer vlerësoi gabimisht goditjen me kokë nga Bani, topi goditi traversën dhe Vogliacco ishte më i shpejti për të shtyrë në rrjetë. Thuram mori përsipër zikaltrit dhe gjeti golin e barazimit pas gjysmë ore lojë me një goditje të bukur me kokë. Në fund Gollini bëri mrekulli ndaj Lautaro dhe Badelj shpëtoi me kokë goditjen e sigurt të Dimarco në vijën e portës. Në minutën e 83′ megjithatë Thuram bëri rezultatin 2-1 me një zhytje të shkëlqyer. U duk e mbaruar 8 minuta nga fundi, por në shtesë Bisseck preku topin me dorë në zonë dhe Messias ndonëse humbi penalltinë e ndalur nga Sommer e shtyu topin në rrjetë pas grushtimit të portierit.

PARMA 1-1 FIORENTINA

Hapet me një barazim sezoni i Fiorentinës, që këtë javë do të përballet me playoff-in e Conference League kundër skuadrës hungareze Puskas Akademia. Pas rrezikoi shumë në pjesën e parë, ndaj një Parma që luajti me intensitet shumë të lartë, formacioni Viola gjeti barazimin në pjesën e dytë. Përfundoi 1-1 në Tardini, me golin e mrekullueshëm të Dennis Man në minutën e 22′ dhe goditjen e lirë të Biraghi në minutën e 74′. Në fund, Pongracic u ndëshkua me karton të kuq (83′) dhe Cyprien i shkoi shumë afër golit të fitores për dukalët.

L

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top