Ish-kryeministri Sali Berisha tha sot se PD do bëjë gjithçka që projekti i Portit të Durrësit të anulohet. Ai tha se ky projekt është ndoshta vjedhja më e madhe në të gjithë historinë e Europës.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!“Vjedhje me 820 mijë metër katrorë tokë publike, me sipërfaqen ujore në vazhdim me 12 mijë apartamente që do ndërtohen kap vlerën 5 mld euro. E gjithë kjo vjedhje e madhe ka vetëm një qëllim, të bëjë miliarder vetëm Edi Ramën. Natyrisht të shtojë miliardat tek Alabari i Edi Ramës. Në mënyrë absolute nuk do lejohet. Do fillojnë denoncimet. Ju keni parë përgjigjet kategorike të Varhelyit i cili shprehet se respektimi i marrëveshjes së stabilizim-asocimit është detyrim. Ndaj do bëjmë gjithçka që të anulohet”, tha Berisha.
Lidhur me draftin e PD për heqjen e parashkrimit të veprës penale për zyrtarët e lartë, Berisha tha se ligji i dërguar në parlament do ketë efekte prapavepruese, nga 31 marsi i vitit 1991 dhe në vazhdim.
“Lidhur me hetimin, ju e dini se unë kam dërguar në parlament një ligj që heq parashkrimin për ministrat, kryeministrat, të gjithë zyrtarët që firmosin për prokurimet publike. Sigurisht ligjin Edi Rama nuk e pranon. Zotimi im solemn është se ai ligj do votohet në javët apo muajt e parë të mandatit të parë. Ai ligj është jetik. Parashkrimi iu lejon atyre të krijojnë parajsa përrallore për veten dhe familjarët e tyre. Parashkrimi do ketë efekte prapavepruese, nga 31 marsi i vitit 1991 dhe në vazhdim”, tha Berisha.