Tronditen Cityzens pas 115 akuzave të ngritura: Nëse shpallet fajtor rrezikon rënien nga elita

Alarm te Manchester City. Kampionët e Premier League rrezikojnë të bien nga kategoria nëse shpallen fajtore për 115 akuzat e ngritura ndaj tyre.

Shkak është bërë Fair Play Financiar që mund ta dërgojë Manchester City jashtë elitës së futbollit anglez. Qytetarët akuzohen për 115 shkelje të rregullave financiare dhe seancat që do të zgjasin dhjetë javë janë planifikuar të fillojnë muajin e ardhshëm.

Nga Anglia raportojnë se City është akuzuar për parregullsi financiare që shtrihen në një periudhë prej nëntë vitesh dhe çdo gjë nis nga viti 2009. Sigurisht kampionët i frikësohen dënimit më të rëndë se nëse shpallen fajtorë, do ti zbriten 70 deri në 80 pikë e përkthyer ndryshe, rënien e menjëhershme nga kategoria.
Sipas The Times, një zyrtar i Premier League u shpreh se situata është serioze. “Manchester City përballet me përjashtim të menjëhershëm nëse shpallet fajtore për 115 akuzat e ngritura, nuk do të ketë aspak tolerime”, tha ai.
Vetë klubi i Manchester City ka refuzuar ta komentojë situatën ndonëse mohon çdo akuzë dhe është i bindur se do të qëndrojë në elitë.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top