Së fundmi në TikTok dhe platforma të tjera sociale, njerëzit kanë nisur të shpërndajnë video duke aluduar s e Hailey Bieber ka sjellë në jetë tashmë fëmijën e saj. Duket se shkak për këto dyshime janë bërë disa lëvizje të fundit në rrjetin social të artistit.
Postimi i fundit i Justin-it ka qenë të premten dhe në të shfaqej një video me imazhet e një vendi malor piktoresk.
“Unë besoj se kjo lutje do t’ju japë besim dhe do t’ju kujtojë se mund të keni autoritetin e dhënë nga Zoti për t’ju udhëhequr në jetë, në vendin tuaj të punës ose në familje,” shkroi ai. “Shpresoj që kjo t’ju fuqizojë, ndërsa niseni në udhëtimin tuaj për të pranuar dhe për të ecur sipas asaj që ju ka dhënë Zoti!” Ky postim është interpretuar më shumë si një qasje pranuese e Justin-it ndaj rrugëtimit të tij të pritshëm si baba.
Themeluesja e Rhode Skin njoftoi shtatzëninë e saj në maj. Çifti prej shumë vitesh ndau lajmin me një video të ëmbël që tregonte ceremoninë e rinovimit të betimit të tyre në Hawaii – ku dukej dhe barku i rrumbullakosur i Hailey. Nëna e ardhshme tani është rreth shtatë muajshe shtatzënë.
Dyshja u martuan në shtator 2018. Vitin pasues, një burim i tha ET se Justin “gjithmonë donte të ishte një baba i ri”.
“Prindërit e Justin ishin të rinj kur ai erdhi në jetë,” tha burimi i ET për Pattie Mallette dhe Jeremy Bieber, të cilët të dy ishin 18 vjeç kur lindi Justin. “Ai e ka dashur gjithmonë lidhjen që kanë dhe se si është më shumë një miqësi”.