Video/ Shikoni si duket Imane Khelif jashtë ringut: “Për të fituar nuk kishte kohë për të humbur”

“Për të marrë medaljen e saj, ajo nuk kishte kohë për të humbur në sallone bukurie apo pazar”. Tani që ka vënë në qafë medaljen e artë të fituar në kategorinë 66 kg në Lojërat e Parisit, boksierja intersex algjeriane Imane Khelif, në qendër të akuzave dhe polemikave gjinore që e pushtuan gjatë Olimpiadës, mund të mendojë për trajtimin e imazhit të saj, siç tregohet në një video të postuar në Instagram. Video është xhiruar në një sallon bukurie në Algjer: Khelif fillimisht vesh doreza boksi, më pas, në kuadrin tjetër, ajo shfaqet e grimuar dhe e freskët nga parukierja, e veshur me një fustan me lule, vathë dhe… medaljen. “Për mua ajo është një yll”, komentoi pronari i sallonit.

Imane Khelif e shfaq me krenari medaljen e artë të fituar në boks në Lojërat Olimpike të Parisit. Video e tregon me veshje femërore, me grimin që i përshtatet fustanit të saj me lule rozë, jashtë ringut, kur nuk i duhet të veshë doreza dhe të ketë sytë e një tigri, kur nuk i duhet të japë grushte e të lëshojë goditje të rënda. Imane mban në qafë çmimin e fituar, por këtë herë ofron një imazh krejt tjetër të vetes në krahasim me uniformën e sportistes që nuk lejon asnjë kujdes në imazh.

REPLIKA NDAJ DYSHIMEVE MBI IDENTITETIN SEKSUAL

“Unë jam një grua si të gjitha gratë e tjera – tha ajo me një ndjenjë të madhe dinjiteti pasi arriti suksesin që e solli në krye të podiumit – nderi im është i paprekur”. Kjo sekuencë e shkurtër është (gjithashtu) një përgjigje ndaj urrejtësve që shpërndanë vrer në mediat sociale duke përhapur insinuata të rënda rreth identitetit të saj seksual, ndaj atyre që krijuan polemika dhe e konsideruan të papërshtatshme për të marrë pjesë në garat e femrave, pavarësisht legjitimitetit të plotë të njohur nga rregulloret e IOC.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top