Hamasi nuk merr pjesë, nisin sot në Katar negociatat me Izraelin

Rifillojnë sot në Katar negociatat për një armëpushim në Rripin e Gazës, ku synimi është që të ndalojë Iranin të sulmojë Izraelin. Netanyahu kërkon lirimin e menjëhershëm të 33 pengjeve.

Ndërkohë Hamasi përsërit se nuk do të marrë pjesë në bisedime. Mbrëmë Biden dhe Harris u informuan për zhvillimet në Lindjen e Mesme nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, ndërsa Trump foli me kryeministrin izraelit. Po ashtu ditën e sotme mbahet samiti i OKB-së për Jemenin.

Një burim i njohur me këtë çështje thotë se Hamasi dëshiron që ndërmjetësit të kthehen tek ata me një “përgjigje serioze” nga Izraeli. Nëse kjo ndodh, grupi thotë se do të takohet me ndërmjetësit pas seancës së së enjtes.

Një zyrtar i informuar mbi procesin e bisedimeve thotë se ndërmjetësit presin të konsultohen me Hamasin. Zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu konfirmon se ai ka miratuar një delegacion izraelit në kryeqytetin e Katarit, Doha, për bisedime që synojnë një marrëveshje pengjesh dhe armëpushim në Gaza.

Deklarata thekson se Netanyahu ka miratuar gjithashtu “mandatin për zhvillimin e negociatave”. Channel 12 raportoi se delegacioni do të kryesohej nga shefi i Mossad, David Barnea, kreu i Shin Bet Ronen Bar dhe gjeneralmajori IDF-së, Nitzan Alon.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top