Tërbimi i tifozëve të Salernitanës, gurë kundër makinës së Dia: ja çfarë ndodhi pas Kupës së Italisë

Një episod i shëmtuar në fund të historisë e një mënyrë e pakëndshme për të thënë lamtumirë. Eksperienca e Boulaye Dia te Salernitana tani ka arritur pikën e fundit. Sulmuesi senegalez, i cili theu mardhëniet me klubin dhe tifozët muaj më parë, është gati të fillojë kapitullin e ri të karrierës së tij. Duke përjashtuar çdo befasi do të jetë Lazio.

Bardhekaltrit kanë arritur një marrëveshje me klubin Granata, tani ata duhet të arrijnë një marrëveshje me lojtarin. Ai prej kohësh ka qenë i ndarë në shtëpi, edhe pse luajti – dhe u tregua vendimtar – në ndeshjen e fundit të Kupës së Italisë kundër Spezia. Një ndeshje në të cilën Dia shënoi një dygolësh (dhe një nga penalltitë në llotarinë e fundit, pastaj e fituar), por që e pa atë edhe si protagonist të një episodi të pakëndshëm. Pas fishkëllimës së fundit të arbitrit disa tifozë të Salernitana e shënjestuan Dia, duke hedhur gurë dhe sende të ndryshme kundër makinës së tij.

ARSYEJA E KONTESTIMIT TË TIFOZËVE KUNDËR DIA
Dia është kontestuar prej disa muajsh nga tifozët Granata. Senegalezit nuk i është falur sjellja e tij në sesionin e kaluar të merkatos së verës (kur nguli këmbë deri në momentin e fundit për të shkuar te Wolverhampton) dhe performanca e pamjaftueshme e sezonit të fundit. Kjo është arsyeja pse, në ndeshjen e Kupës së Italisë kundër Spezias, Dia u fishkëllye vazhdimisht nga tifozët e tij (tani gati ish). Edhe sulmuesi, megjithatë, nuk qëndroi duarkryq: pasi shënoi dy golat (që e çuan ekipin e Martuscellos te penalltitë), ai u kthye në mënyrë provokuese drejt kthesës, duke e rritur edhe më shumë nervozizmin ndaj tij.

GURË KUNDËR MAKINËS SË DIA
Deri në bilbilin e fundit, kontestimi mbeti brenda kufijve të pranueshëm. Më pas, megjithatë, siç raporton SportMediaset, ajo shkoi me vendosmëri më tej. Në fund të ndeshjes, pasi u kthye në qendrën sportive, Dia u përndoq nga disa persona me motoçikleta të cilët hodhën sende të ndryshme (përfshirë gurë) ndaj makinës së tij. Fatmirësisht lojtari ka mbetur i padëmtuar, ndërsa makinës i janë thyer xhamat. Vërtet një mënyrë e pakëndshme për të thënë lamtumirë.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top