Ndoshta as Napoli dhe as Osimhen nuk e kanë pritur të përjetojnë këtë situatë kur në dhjetor të 2023 u bë rinovimi me 10 milionë euro neto në sezon. Një shumë e lartë, por që klubi e pranoi duke ditur se ai do të largohej në verë. Me sa duket, megjithatë, gjërat nuk shkuan ashtu siç pritej dhe dy javë para ziles së fundit të merkatos së verës, situata është ende pezull.
PËRSE OSIMHEN NUK ËSHTË SHITUR ENDE?
Nigeriani ishte i bindur se kishte një varg skuadrash pas portës dhe ndoshta do t’i kishte, nëse De Laurentiis nuk do të kërkonte të paktën 100 milionë euro për ta shitur. Shifër legjitime duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një nga sulmuesit më të fortë në Europë, por që dukshëm tremb shumë skuadra. Duke përjashtuar Saudi Pro League, ku Osimhen absolutisht nuk dëshiron të shkojë, top-klubet e kanë pasur “qesen e vogël” këtë verë.
Lexo më tej: Video/ Osimhen filmohet në diskotekë: sulmuesi nigerian gati e rreh tifozin
Psg dhe Chelsea kanë vendosur të mos shpërdorojnë para si vitet e kaluara, Liverpool nuk ka blerë askënd, Barcelona ka prej disa kohësh probleme ekonomike dhe Manchester City rrezikon të bjerë nga kategoria për shkak të fairplay-it financiar. Në këtë skenar nuk ka gjasa që oferta të mëdha të mbërrijnë për Osimhen. Paradoksi është se nëse ai do të mbetej te Napoli do të krijohej një rrëmujë e madhe, siç shpjegohet nga menaxheri historik Dario Canovi.
OSIMHEN NUK MUND TË QENDROJË TE NAPOLI
Canovi komentoi për Tuttomercatoweb për sezonin e të kaltërve të teknikut Conte: “E gjitha sillet rreth Osimhen. Nuk ka blerës. Por sigurisht që nuk mund të qëndrojë. Ai fiton shumë për Napolin, nëse do të qëndronte menaxherët e lojtarëve të tjerë do të shkonin në derën e De Laurentiis”. Në fakt, ish-lojtari i Lille ka një pagë tre herë më të lartë se ajo e Politano, i dyti më i paguar në organikë e që merr 3.2 milionë euro neto në sezon dhe 6 herë më shumë se xhevahiri tjetër Kvaratskhelia që merr 1.5 milionë.