Vatra zjarri ende aktive në malin e Tomorrit, luftë me flakët prej disa ditësh

Zjarri në malin e Tomorrit vazhdon të mbetet ende aktiv që prej tre ditësh. Vetëm në zonën Bozhan zjarri është është izoluar mëngjesin e sotëm. Gjithashtu forca të shumta zjarrfikëse, forca të ushtrisë, punonjës të Agjencisë Rajonale të Mjedisit dhe banorë, kanë luftuar prej 48-orësh me flakët, ditën dhe natën.

Zjarrfikësit dhe forcat e ushtrisë kanë bërë të mundur izolimin e vatrave aktive të zjarrit në zonën e Bozhanit, aty kur edhe nuk ka rrezik përhapje drejt Parkut Kombëtar të Tomorrit dhe territorit të Çukës, ku do tē fillojë pas pak ditësh edhe peligrinazhi i përvitshëm i bektashinjve.

Për këtë situatë të rënduar zjarri, në malin e Tomorrit ndodhen prej 3-ditësh 18 punonjës të Agjencisë Rajonale të Zonave të Mbrojtura, 27 efektivë zjarrfikës nga Skrapari, Berati e Poliçani, 30 forca të ushtrisë dhe banorë të zonës. Burimet zyrtare nga DVP Berat konfirmojnë se duke dyshuar se zjarri ka qenë i qëllimshëm, po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të tij dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve, nëse konfirmohet se ka qenë i qëllimshëm.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top