Harry Styles në një romancë të re dashurie?

Hary Styles ka nxitur së fundmi aludimet për një romancë të re dashurie.

Në fotot e siguruara nga The Sun, Styles u pa në Five Guys me këngëtaren Olivia Dean. Dhe kjo dalje, natyrisht, ka ndezur thashethemet për lidhje mes të dyve.

“Harry dhe Olivia njihen prej kohësh. Ata kanë shumë të përbashkëta me shijen e tyre muzikore dhe po kënaqen duke u njohur me njëri-tjetrin jashtë vëmendjes”, tha një burim i brendshëm për The Sun.

Për ata që nuk e dinë, Dean është një këngëtare 25-vjeçare e cila është duke bërë muzikë që nga viti 2017. Ajo u nominua për Artisten e re më të mirë, Artisten e Vitit dhe Kënga më e mirë Pop në Brit Awards.

Lidhja e re vjen pas përfundimit të romancës me Taylor Russell. Artisti më parë ishtei lidhur me Candice Swanepoel, Emily Ratajkowski dhe Kiko Mizuhara. Para kësaj, ai u takua me Olivia Wilde për gati dy vjet, nga janari 2021 deri në fund të 2022.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top