Pas transferimit të Olmos, Flick po punon me largimet – ylli i Barcelonës nuk bën pjesë në planet e tij

Barcelona pas transferimit të Dani Olmos nga Leipzigu, tani është fokusuar që të largojë disa lojtarë për të hapur rrugë për prurje të reja.

Meqenëse Olmo operon në krahun e majtë të sulmit, pozitë në të cilën aktivizohet zakonisht edhe Ansu Fati, kjo do të thotë se ky i fundit nuk do të ketë më hapësira të mjaftueshme në ekip.

21-vjeçari po bënte prova në qendër të sulmit me kërkesë të Hansi Flick në stërvitje, madje kishte marr një premtim se do të ftohej në parasezon për të impresionuar teknikun gjerman dhe për të fituar vendin në skuadër.

Sidoqoftë, një lëndim i radhës që e pësoi në këmbë, do të bëjë që Fati të mbetet jashtë fushave deri në shtator.

Kjo duket se i ka dhënë fund çdo mundësie që ai të luajë një rol kyç për blaugranasit këtë verë. Siç raporton gazeta katalunase SPORT, Deco i ka bërë me dije agjentit të tij Jorge Mendes se duhet të gjejë një klub të ri për Fatin.

Megjithatë, problemi nuk përfundon me kaq, pasi Barcelona duhet të përpiqet t’i ndihmojë atij që të gjejë një klub që paguan të paktën gjysmën e pagës së tij të lartë.

Më herët gjatë këtij afati kalimtar, Fati raportohet se kishte hedhur poshtë mundësinë që t’i bashkohet Fenerbahces, ndërsa Sevilla në mënyrë konstante ishte përmendur si një destinacion i mundshëm për të.

Klubi spanjoll e kishte bërë të ditur se janë të gatshëm të mbulojnë vetëm 30 për qind të pagës së tij, diçka që natyrisht nuk i përshtatej aspak Barcelonës.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top