Atalanta në debutim, Ancelotti për historinë: Superkupa europiane është Davidi kundër Goliathit

Atalanta e Real Madrid, ose më saktë Davidi kundër Goliathit, do të diskutojnë edicionin e 49-të të Superkupës UEFA. Në 48 edicionet e mëparshme, titulli është fituar nga 25 ekipe të ndryshme nga 12 kombe të ndryshme. Për më tepër, gjashtë edicionet e fundit të kompeticionit kanë parë gjashtë ekipe të ndryshme të ngrejnë trofeun. Spanja (16) dhe Italia (nëntë) janë dy nga tre kombet që mburren me numrin më të madh të triumfeve në Superkupën e UEFA-s. Në vendin e dytë është Anglia (10).

SHIFRAT E PROTAGONISTËVE
Ky do të jetë takimi i tretë mes Real Madrid dhe Atalanta në të gjitha garat, pas ndeshjes së dyfishtë në raundin e 1/8 të Champions League 2020/21. Los Blancos fituan në të dyja rastet (1-0 në Bergamo më 24 shkurt 2021 dhe 3-1 në Madrid më 16 mars).

Kjo do të jetë finalja e katërt e Superkupës europiane që luhet mes një skuadre italiane dhe një spanjolle. Rezultati është dy triumfe italiane (të dyja nga Milan, kundër Barcelonës në 1989 dhe kundër Sevillas në 2007) dhe një iberike (nga Atletico Madrid kundër Inter në vitin 2010).

Ajo e të mërkurës do të jetë pjesëmarrja e nëntë e Real Madrid në një finale të Superkupës europiane. Blancos kështu do t’i bashkohen Barcelonës në vendin e parë mes skuadrave që kanë marrë pjesë më shpesh në kompeticion.

Nga ana tjetër, Atalanta do të bëhet skuadra e 41-të që merr pjesë në një finale të Superkupës europiane. Për bergamaskët, në fakt, është debutimi absolut në këtë kompeticion.

Nëse do të ketë sukses, Atalanta do të bëhet fituesi i pestë i ndryshëm italian i Superkupës së UEFA-s pas Milan, Juventus, Lazios dhe Parmës. Vetëm Anglia krenohet me më shumë skuadra të ndryshme që kanë fituar trofeun (gjashtë – edhe Spanja ka pesë).

STATISTIKAT
Carlo Ancelotti mund të bëhet trajneri i parë në histori që fiton Superkupën e UEFA-s pesë herë. Ai aktualisht ndan rekordin e sukseseve në kompeticion me Pep Guardiolën (të dy katër). Ranieri, Fabio Capello, Gianluca Vialli, Giovanni Trapattoni, Marcello Lippi dhe Nevio Scala (nga një herë).

Në finalen e UEFA Champions League 2023/24 kundër Borussia Dortmund, Vinícius Júnior u bë lojtari më i ri që shënoi në dy finale të ndryshme të UCL në moshën 23 vjeç e 325 ditë, (ai e kishte arritur tashmë në 2022 kundër Liverpool), duke mposhtur rekordin e mëparshëm të Lionel Messi (23 vjet e 338 ditë në 2011).

Lexo më tej: Video/ Spektakël në Bernabeu për prezantimin e Mbappé te Real Madrid: “Jam një fëmijë i lumtur”

Në këtë ndeshje, përballen dy nga katër mesfushorët e lindur në mijëvjeçarin e ri (nga 1 janari 2001 e në vazhdim) të cilët kanë mundur të shënojnë më shumë se 10 gola dhe të japin më shumë se 10 asiste në të gjitha garat me fanellën e një klubi nga pesë ligat më të mira evropiane në 2023/24: Jude Bellingham (23D+13A – qershor 2003) dhe Charles De Ketelaere (14D+11A – Mars 2001). Të tjerët ishin Florian Wirtz (18G+19A – maj 2003) dhe Cole Palmer (27G+15A – maj 2002).

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top