Milan zyrtarizon Emerson Royal: braziliani do të veshë fanellën numër 22

Pas Morata e Pavlovic, Milan zyrtarizoi goditjen e tretë të merkatos së verës: sot ishte dita e Emerson Royal te kuqezinjtë. Ish-anësori brazilian i Tottenham mbërriti herët në mëngjes në klinikën La Madonnina në Milano ku iu nënshtrua testeve mjekësore para se të nënshkruante, pasdite, kontratën që e lidh atë me kuqezinjtë deri më 30 qershor 2028. Mbrojtësi, i ndjekur për një kohë të gjatë dhe që kushton 15 milionë plus 3 bonuse, më pas do të jetë në gjendje t’i bashkohet pjesës tjetër të grupit për t’u vënë në dispozicion të teknikut Paulo Fonseca në funksion të fillimit të kampionatit dhe ndeshjes kundër Torinos të shtunën e ardhshme.

Më pas do të jetë në dorën e trajnerit kuqezi që të vlerësojë nëse dhe kur do ta hedhë atë në fushë. Sigurisht që gjendja fizike duhet të jetë e mirë, duke qenë se Emerson Royal punonte ende me Tottenham dhe luajti të gjitha ndeshjet miqësore (edhe si qendërmbrojtës) të anglezëve mes Tokios dhe Seulit.

Pasi të ketë përfunduar procesi “italian”, lojtari do të duhet të kthehet në Angli për procedurat përfundimtare burokratike dhe për të marrë lejen e qëndrimit, e cila është e detyrueshme duke pasur parasysh statusin e tij jo-BE. Edhe ai, ashtu si Morata dhe Pavlovic, do të prezantohet para publikut të San Siros me rastin e trofeut Silvio Berlusconi.

“BËJMË HISTORINË SË BASHKU”

Emerson Royal tashmë flet si lojtar i Milan. Pak minuta pasi marrëveshja u zyrtarizua, në kanalet sociale, klubi kuqezi kërkoi nga tifozët që t’i jepnin mirëseardhjen brazilianit “Royal” dhe mbrojtësi i kuqezinjve ka treguar tashmë të gjithë entuziazmin e tij: “Le ta bëjmë historinë së bashku”.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top