Ivan Perisic bëri bujë me rikthimin e tij te Hajduk Split, por tani mund të largohet po në mënyrë sensacionale, pas një debati të egër me teknikun Gennaro Gattuso. Pas sherrit largimi i kroatit po bëhet gjithnjë e më i sigurt, sidomos tani që në prapaskenë të gjithckaje është Barcelona, të paktën sipas asaj që përcjell 24sata.hr.
PERISIC GJITHNJË E MË LARG SPLITIT
Ivan Perisic dhe Gennaro Gattuso janë në mosmarrëveshje të hapur. Trajneri dhe lojtari i Hajduk Split, në fakt janë duke u grindur prej disa javësh, pasi ish-mesfushori i Milan e la jashtë skuadrës ish-interistin për ndeshjen kualifikuese të Conference League. Në konferencën për shtyp, Gattuso bëri të ditur se lojtari ka shprehur dëshirën për t’u larguar dhe se mund ta bëjë këtë lirisht.
Në krah të trajnerit janë edhe tifozët e Hajduk dhe kanë vënë në shënjestër rrjetet sociale të Perisic, duke e ftuar të largohet dhe duke e ofenduar. Lojtari për këtë arsye ka çaktivizuar komentet nën postimet e tij, por ndërkohë kërkon një akomodim të ri.
BARCELLONA INTERESOHET PËR PERISIC
Sipas faqes kroate 24sata.hr, vëmendja e Barcelonës së Hansi Flick është kthyer te Perisic. Trajneri blaugrana e njeh kroatin që nga koha e tij te Bayern Munich dhe duket se është i interesuar t’i ofrojë atij një vend në Katalonjë, si një përforcim fleksibël për një ekip të ri me një buxhet të vogël merkato. Në fund të fundit, për të nënshkruar me sulmuesin anësor duhen vetëm 200 mijë euro në klauzolën e zgjidhjes së kontratës.