Shkrimtari i njohur Flamur Buçpapaj së shpjeti më një roman në gjuhën turke

Shkrimtari i njohur Flamur Buçpapaj së shpjeti më një roman në gjuhën turke

Shkrimtari i njohur Flamur Buçpapaj së shpjeti më një roman të ri në gjuhën turke.
Shtëpia botuese Turke “Baygenç Yayıncılık” me president shkrimtarin dhe perkthyesin e njohur zotin Arslan Bayır, ka bere gati per botim romanin e shkrimtarit të njohur shqiptar Flamur Buçpapaj, me titull “DOKİKA KEMANLI KIZ”(Donika vajza me violinë) me 531 faqe format A5. Romani do të botohet në Turqi këto ditë në një gjuhë të rendesishme qe flitet nga rreth 200 milion njerëz në Turqi dhe në disa shtete që flasin gjuhen turke.
Romani i zotit Bucpapaj botohet për herë të parë në gjuhën turke, ndërsa në shtator do të botohet edhe në gjuhën shqipe nga Shtepia Botuese Nacional, Tiranë.
Flamur Buçpapaj është autor i tre romaneve, një vëllimi me tregime dhe disa librave për fëmijë në zhanrin e dramës. Romanet e tij janë botuar edhe në gjuhën angleze, frenge dhe italiane etj.

Shkrimtari Flamur Bucpapaj, falenderon Shtëpinë botuese Turke “Baygenç Yayıncılık” në Anatlia, dhe presidentin e saj shkrimtarin dhe perkthyesin e njohur zotin Arslan Bayır, për redaktimin me kujdes dhe pergatitjen per botim te romanit.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top