Zjarret në vend/ Ministria e Mbrotjes jep përditësime për situatën: 11 vatra vijojnë ende aktive

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë përditësime lidhur me situatën nga zjarret në 24 orët e fundit. Sipas njoftimit janë shënuar 47 vatra zjarri, nga të cilat është bërë e mundur shuarja e 36 prej tyre, ndërsa 11 vatra vijojnë të mbeten aktive.

Në Parkun Kombëtar të Prespës në Malin e Thatë, strukturat vendore kanë punuar pa ndërprerje për izolimin e vatrës së zjarrit. Zjarri vazhdon aktiv, për shkak të terrenit të vështirë.

Në qarkun e Tropojës, janë aktive dy vatra zjarri: në zonat pyjore të fshatit Rajë dhe Geghysen si dhe në fshatin Çeren, ku vatra e zjarrit pranë Parkut Kombëtar të Alpeve është përhapur dhe terreni i thepisur vështirëson ndërhyrjen.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top