Rama ia fut Berishës për medaljen olimpike të Shqipërisë

Medalja olimpike e bronzit që fitoi në emër të Shqipërisë mundësi rus i natyralizuar si shqiptar, Chermen Valiev nuk ka arritur ti shpëtojë gër-mërreve politike të ditës, që nuk i ndahen as një ngjarjeje në Shqipëri.

Lexo me tej:

Valiev bën historinë, medalja e parë olimpike për Shqipërinë: nesër provon edhe Dudaev

Menjëherë sapo u dha lajmi dhe flamuri shqiptar u ngrit në Francë kryeministri, edi Rama nxitoi të përshëndeste Komitetin olimpik të rilindur duke e etiketuar këtë si medaljen e parë olimpike në historinë e Shqipërisë. Nuk vonoi shumë dhe pas saj nuk mund të rrinte pa reaguar Sali Berisha. Ai e quajti Ramën “një gënjeshtar në krye të piramidës së mashtrimit” duke botuar një foto nga olimpiada e Mynihut 1972, ku Ymer Pampuri theu rekordin olimpik. “Këtij njeriu që shet injorancë, neveri dhe gënjeshtra nga mëngjesi në darkë dikush duhet t’i kujtojë se mundësi legjendë, Ymer Pampuri u kthye nga Olimpiada e Mynihut 1972 me medalje të artë!” shkroi lideri i PD-së.

Po si qëndron e vërteta? A mund të mos ketë konsensus edhe për fakte kaq flagrante? Lapsi.al i është kthyer historisë.

Në fakt, në formë, duket sikur Berisha ka të drejtë. Gjatë kohës së komunizmit është folur shumë në Shqipëri për suksesin marramendës së Ymer Pampurit, emri i të cilit lidhej drejtpërdrejtë me medaljen e artë. Por, e vërteta është pak më e komplikuar. Ndryshe nga bestydnia se Shqipëria e ka marrë një medalje të artë në 29 gushtin e vitit të largët 1972, kur ajo mori pjesë për herë të parë në një Olimpiadë, ajo nuk është renditur më tepër sesa e nënta. Vërtet që Ymer Pampuri zuri vendin e 1-rë në stilin e forcës, por kjo nuk kishte asnjë vlerë. Sepse në atë kohë Lojrat olimpike zhvilloheshin njëkohësisht me kampionatin botëror të peshngritjes. Dhe ajo që propoganda e kohës komuniste e etiketonte si “medalje të rekordit olimpik”, nuk qe gjë tjetër vecse vedni i parë në stilin e forcës në Kampionatin Botëror. Gjatë këtij kampionati shpërndaheshin më shumë medalje për secilën peshë dhe stil të ndryshëm. Ndërsa në opimpiadë jepeshin më pak: një e artë një e argjendtë dhe një e bronztë që dilet nga mbledhja e performancës në të treja stilet: forcë, Shkëputje dhe shtytje. në mbledhje të tyre ndonëse doli i pari në një komponent Ymer Pampuri u rendit i nënti.

Por mënyra se si u shit ky sukses i athershëm i Pampurit nga regjimi komunist e ka ngatërruar me siguri Berishën që më shumë është personazh i asaj kohe se sa i kësaj tjetrës. Problemi i dytë i kalorësit të ‘qytetarit dixhital është se ai nuk konsultohet me asnjë këshilltar edhe për tema që nuk i njeh.

Kaq i’u desh një mjeshtri të cinizmit dhe satirës si Rama që pas kësaj të merrte për hetë të dytë penën. “Pickimet e mizës e të mushkonjave tallagjare s’janë fare problem përtej këtyre shpjegimeve të imponuara, të cilat nuk do t’i kisha shkruar nëse nuk do të më kishte neveritur keqpërdorimi i legjendarit Ymer Pampuri, që mbrëmë hyri padrejtësisht e pafajësisht në listën e gjatë të të vdekurve të këtij kombi, të cilët miza dhe mushkonjat e pavdekshme të urrejtjes e të gjelozisë në këtë vendin tonë të vogël, i ngrenë nga varri për t’i hedhur në fushën e luftrave të tyre qorre, kundër sukseseve të Shqipërisë në çdo fushë, në çdo rast dhe në çdo kohë”, shkroi Rama.

Ky debat shterp, midis Berishës që rehabilitoi disi, në një rast të vetëm, një mashtrues kronik dhe këtij të dytit , që e shfrytëzoi mjeshtërisht këtë rast për të thënë se “kështu gënjen opozita gjithmon për mua dhe për sukseset e Shqipërisë”, mund të ishte bërë tërkuzë. Por, për fat, polemika u mbyll sepse mundësi rus i natyrializuar si shqiptar, Islam Dudaev (ne foto), fitoi dhe medaljen e dytë të bronxtë në Paris.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top