Adele konfirmon fejesën me Rich Paul

Adele më në fund ka konfirmuar se ajo dhe Rich Paul po e çojnë marrëdhënien e tyre në një nivel tjetër.

Gjatë koncertit të saj të fundit në Mynih të Gjermanisë, një video në rrjetet sociale tregoi këngëtaren duke i thënë një fansi se nuk mund të martohet me të sepse është e fejuar. Më pas ajo ngriti dorën për të treguar një unazë fejese ndërsa turma brohoriste.

Adele, 36, dhe Paul, 42, janë në lidhje që nga viti 2021 dhe e kanë mbajtur lidhjen e tyre private, pavarësisht spekulimeve të shumta për një fejesë – apo edhe një martesë të fshehtë.

Tetorin e kaluar, Paul u intervistua në CBS Mornings për librin e tij, Lucky Me: A Memoir of Changing the Odds. Kur u pyet për thashethemet e martesës dhe nëse ato duhet t’i referohen apo jo Adele si “Zonja Paul”, agjenti sportiv u përgjigj: “Mund të thuash çfarë të duash”.

Adele ka qenë më parë në një lidhje me Simon Konecki nga 2011-19, me çiftin që u martuan fshehurazi diku rreth vitit 2017. Ish-çifti kanë një djalë 11-vjeçar, Angelo. Këngëtarja tha vitin e kaluar se ishte “e dëshpëruar” për të pasur një fëmijë tjetër, gjatë një ribashkimi emocional me mjekun që e ndihmoi në lindjen e fëmijës së saj në Las Vegas.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top