Disa vatra të reja kanë riaktivizuar zjarrin në Qafë Shtamë të Matit ditën e sotme. Nga flakët janë përfshirë rreth 30 hektarë pyje me ah shumëvjeçarë. Zjarri po ndihmohet edhe nga era e fortë. Në terren janë forcat e ushtrisë, të policisë dhe punonjës të bashkisë Mat.
Zjarri mendohet të jetë i qëllimshëm në të dy vatrat e reja që janë aktivizuar. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të këtij zjarri të qëllimshëm. Aktualisht po punohet nga toka për shuarjen e vatrave të zjarrit, pasi terreni për mjetet zjarrfikëse është tejet i vështirë.