Zelimkhan Abakarov kualifikohet në çerefinale të Paris 2024: përmbys rezultatin ndaj Luna Fafe

Nuk zhgënjen pritshmëritë Zelimkhan Abakarov. Mundësi shqiptar është kualifikuar në në çerekfinale të Lojërave Olimpike, në peshën deri në 57 kg në mundje stil i lirë. Abakarov mposhti Diamantino luna Fafe, duke përmbysur rezultatin, në një ndeshje që nuk e nisi mirë.

Pjesa e parë ishte në favor të kundërshtarin nga Guinea që u imponua 5-1, ndërsa e dyta 1-6 në favor të mundësit kuqezi, që e mbylli me pikë teknike 6-7 për të arritur kualifikimin, në një ndeshje aspak të lehtë. Në fund, mundësi luna Fafe dështoi të merrte pikën që do ta kishte kualifikuar.

Një arritje e rëndësishme për Abakarov, i cili mposhti mundësin nga Guinea Bisau për të dërguar Shqipërinë në çerekfinalen e Lojërave Olimpike. Kampioni i botës në fuqi është në pritje të mësojë se kush do të jetë kundërshtari i tij në këtë fazë. Mundësi do të dalë sërisht në tapet pasiten e sotme, në kërkim të gjysëmfinales.

Abakarov është favorit për një medalje historike me kuqezinjtë. Pasi i solli titullin botëror, mundësi do të synojë të medaljen olimpike, ndërsa nesër dhe pasnesër do të jetë radha e dy mundësve të tjerë që garojnë për Shqipërinë Dudaev dhe Valiev.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top