Fredi Beleri ka reaguar nga qelia në lidhje me procesin zgjedhor në bashkinë e Himarës, ku rezultoi fitues kandidati socialist, Vangjel Tavo.
Përmes një postimi Beleri shkruan për skandalin dhe shkeljet e rënda ligjore nga ana e KQZ-së. Sipas tij, edhe pse ai kishte bërë ankimin për vendimin e KQZ për heqjen e mandatit të tij si kryebashkiak, Beleri ligjërisht vazhdonte të ishte i zgjedhur për bashkinë e Himarës.
Reagimi i Belerit:
Te nderuar miq, Himariote!
Skandali i zgjedhjeve ne Himare shkon pertej manipulimeve dhe vjedhje te zakonshme. Ky skandal ka kapercyer tashme kufijte e ligjit dhe ka perdhosur Kushtetuten dhe Kodin Zgjedhor.
Sipas nenit 133 te K.Pr.Administrative ankimi administrativ ndaj vendimit te KQZ pezullon ekzekutimin e tij, deri ne njoftimin e vendimit te ankimit. Ankimi eshte paraqitur perpara dates se zgjedhjeve dhe vendimi akoma nuk eshte marre nga KAS dhe rrjedhimisht as eshte njoftuar, pra ekzekutimi i vendimit te KQZ eshte i pezulluar, qysh perpara zgjedhjeve dhe akoma aktualisht.
Ne keto kushte, mandati i Fredi Belerit nuk eshte ende i pavlefshem ligjerisht sado e pabesueshme mund te tingelloje dhe as sjell efekte vendimmarrja per nderprerjen e parakohshme te ketij mandati. Ligjerisht nuk ka ende vakance, por zgjedhjet u zhvilluan, duke u zgjedhur tjeter kryetar Bashkie. Ky precedent sa i pabesueshem dhe aq antiligjor e antikushtetues eshte prova me e madhe qe zjedhje te lira nuk ka me dhe me kete regjim, nuk ka shprese te ndodhin.
Nje faze e re e opozitarizmit duhet te njgjizet sa me shpejt…
Mosbindje dhe perbuzje per hajdutet e votave…
Lajmi i mire i vetem eshte qe Kalaja e Himares, e Lukoves e Nivices dhe Dhermiu nuk jane mposhtur akoma! Burrat e Himares nuk jane gjunjezuar ende!

