Victoria Canal ka adresuar aludimet se ajo është në një romancë dashurie me Tom Cruise.
Përmes një postimi në Instagram, artistja ka shkruar: ” Djema është totalisht gënjeshtër. Tabloidët mendojnë se jam duke u takuar me Tom Cruise.“Më vjen keq por nuk jam duke u takuar me Tom, megjithëse ai është një person dhe artist i bukur. Lol kurrë nuk e mendoja se do të më duhej ta sqaroja diçka të tillë në jetën time.”
Në postimin e saj, Canal vlerësoi aktorin e “Top Gun”, por sqaroi se ai është si një mentor për të dhe asgjë më shumë.
“Me gjithë seriozitetin djema, Tomi nuk ka qenë gjë tjetër veçse një person dhe mentoir i respektueshëm dhe inkurajues, njëlloj si Chris Martin, babai im, mësuesit e mi të muzikës dhe njerëz të tjerë të mençur që kanë mësuar shumë nga të jetuarit,” shkroi artistja e “Well Well”.
Komentet e Canal pasojnë daljet e saj të fundit publike me Cruise.
Më 12 korrik, të dy u panë duke udhëtuar në një helikopter me të cilin po fluturonte aktori i “American Made” në Londër. Megjithatë, kjo nuk ishte hera e parë që ajo fluturoi me të. Disa ditë më parë, Victoria ndau në Instagram se Cruise kishte ftuar atë dhe vëllain e saj në avion që të shkonin në premierën e “Twisters” në Londër.
Tom, i cili ka qenë i martuar tre herë – me Mimi Rogers, Nicole Kidman dhe Katie Holmes – u lidh për herë të fundit në mënyrë romantike me modelen ruse Elsina Khayrova.
Çifti u nda në shkurt 2024. Pas lajmeve se Cruise dhe Khayrova po takoheshin, Tsvetkov dha një intervistë për Daily Mail duke paralajmëruar aktorin që “të mbajë sytë hapur”.