Akuzohet për ngacmim nga tre gra: përjashtohet nga Olimpiada Reider, trajneri i sprinterit Jacobs

Trajneri i sprinterit Marcell Jacobs dhe kampionit olimpik në 200 metra, Andre De Grasse, Rana Reider është përjashtuar nga Lojërat Olimpike të Parisit 2024. Ai është akuzuar për abuzim seksual dhe emocional nga tre gra. Aksesi i Reider në lojëra u anulua nga Komiteti Olimpik Kombëtar Kanadez pasi tre gra ngritën padi kundër tij në Florida. Thuhet se pas daljes në dritë të çështjeve gjyqësore, USA Track & Field, shoqata kombëtare e atletikës së lehtë me bazë në Indianapolis, sinjalizoi homologun e saj kanadez gjatë fundjavës së kaluar.

Zyrtarët olimpikë kanadezë – të cilët fillimisht i kishin dhënë Reider kredencialet për Parisin – informuan trajnerin se leja e tij ishte tërhequr. Asnjë përfshirje e Federatës Italiane të Atletikës, pasi Reider ishte i akredituar nga Kanadaja.

Reider, 54 vjeç, është një institucion i vërtetë për atletikën dhe vrapimin. Ai ka patur bashkëpunime, përmes Tumbleëeed Track Club, shumë të suksesshme si ai me Andre de Grasse, të cilin ai e udhëhoqi në titullin Olimpik në 200 metra, dhe me britanikët Adam Gemili dhe Daryll Neita, të gjithë plurimedalistë.

Nuk është hera e parë që Reider futet në telashe për sjelljen e tij seksuale. Shtypi anglez vite më parë nxori në dritë një hetim të Safesport ndaj trajnerit amerikan në vitin 2021, me akuza për sjellje të pahijshme seksuale për një lidhje të dyshuar me një atlete britanike adoleshente. Kjo e fundit ishte 26 vjet më e vogël se ai; kur ajo ishte 18 vjeç dhe ai ishte anëtar i UKA, Federata e Atletikës në Mbretërinë e Bashkuar. Instirucioni e kishte hetuar këtë çështje në vitin 2014, me pasojë ndërprerjen e kontratës së tij si trajner.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top