Zbulohet gjendja e djalit të Jolie dhe Pitt pas aksidentit

Së fundmi është zbuluar gjendja e Pax Jolie-Pitt, djali i Angelina Jolie dhe Brad Pitt pas një dëmtimi të rëndë në kokë nga një aksident me biçikletë elektrike në Los Angeles javën e kaluar.

“Pax është liruar nga ICU,” i tha ET një mik i ngushtë i familjes. Ai pësoi një traumë komplekse dhe tani fillon rruga e gjatë e shërimit dhe terapisë fizike”.

Brad dhe Angelina ndajnë tre fëmijë biologjikë – Shiloh 18-vjeçare dhe binjakët Vivienne dhe Knox 15-vjeçare, si dhe tre fëmijë të birësuar, djemtë Maddox, 22 dhe Pax, 20, dhe vajza Zahara, 19 vjeç.

“Pax dhe Angelina janë thellësisht mirënjohës për veprimin e shpejtë të reaguesve të parë dhe kujdesin e jashtëzakonshëm mjekësor që mori”, shtoi miku i familjes.

TMZ ishte i pari që raportoi se Pax nuk kishte veshur helmetë në momentin e aksidentit dhe u dërgua me urgjencë në spital për trajtim pasi pësoi një dëmtim në kokë dhe përjetoi dhimbje në ije. Një burim i afërt me çështjen i tha ET se Angelina ishte me Pax në spital dhe se ai ishte “i qëndrueshëm”.

Aksidenti i tij vjen mes procedurave ligjore të motrës Shiloh për të hequr mbiemrin”Pitt”.

Shiloh së pari paraqiti dokumentet duke kërkuar ndryshimin ligjor të emrit më 27 maj, ditën kur ajo festoi ditëlindjen e saj të 18-të. Një burim më vonë i tha ET se Shiloh “angazhoi avokatin e saj dhe e pagoi vetë”.

Sa i përket reagimit të Brad ndaj përpjekjes së Shiloh për të hequr mbiemrin e tij, një burim i tha ET muajin e kaluar se “Brad ka dashur gjithmonë të jetë baba dhe i do fëmijët e tij”.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top