Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga disa ministra, do të zhvillojnë sot një vizitë pune në Maqedoninë e Veriut.
Gjatë qëndrimit të tij në Maqedoninë e Veriut, Kurti pritet të zhvillojë një takim bilateral me homologun e tij maqedonas, Hristjan Mickoski. Sipas zëdhënësit të qeverisë, Përparim Kryeziut kjo vizitë ishte vendosur që më 20 korrik.
“Kryeministri Kurti, i shoqëruar nga ministra të kabinetit qeveritar, të hënën do të zhvillojë një vizitë pune në Maqedoninë e Veriut. Atje do të ketë një takim bilateral me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut me të cilin do të diskutojnë rreth raporteve bilaterale, bashkëpunimit rajonal dhe projektet infrastrukturore me interes për dy shtetet. Realizimi i kësaj vizite është dakorduar me 20 korrik”, ka thënë Kryeziu.