KQZ konfirmon rezultatin e zgjedhjeve të pjesshme të Himarës

Komisioni Qendron i Zgjedhjeve ka zyrtarizuar përfundimin e numërimit dhe rezultatet e zgjedhjeve të pjesshme në Himarë.

KQZ nënvizon se procesi i numërimit të votave ishte i qetë dhe se gjithçka u monitorua nga stafi teknik i këtij institucioni.

Rezultate paraprake për 36 qendrat e votimit:

Kandidati i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, z. Vangjel Tavo ka marrë 5022 vota (58.62%). Kandidati i propozuar nga subjekti zgjedhor, koalicioni “Bashkë Fitojmë”, z. Petraq Gjikuria ka marrë 3545 vota (41.38%).

 

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top