Vangjel Tavo është shpallur fitues i zgjedhjeve të pjesshme në Himarë. Nga numërimi i 36 kutive të votimit, Tavo ka siguruar 5022 vota ose 58.62 % ndërsa Petraq Gjikuria 3545 vota, 41.38%.
8678 zgjedhës ushtruan të drejtën e votës dje për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë së Himarës, mes kandidatit socialist Vangjel Tavos dhe Petro Gjikurisë, i cili kandidonte nën siglën “Bashkë Fitojmë’ të partive opozitare. Në raport me zgjedhjet e kaluara të 14 majit 2023, kur u shpall fitues kandidati i opozitës Fredi Beleri, në zgjedhjet e 4 gushtit votuan 803 votues më shumë, ose 3% më shumë votues.