Fredi Beleri: Votuesit nuk patën kohë të rinovonin kartat e identitetit

Fredi Beleri ka kërkuar nga qeveria Rama të marrë masa që qytetarët të votojnë edhe me karta identiteti të skaduara. Në një reagim nga burgu, eurodeputeti i zgjedhur në Greqi thotë se qytetarët nuk patën kohë të bëjnë rinovimin e kartave, pasi zgjedhjet u dekretuan të premten në datë 5 korrik.

“Të gjithë ministrat në Himarë janë, le të mblidhen një herë të vetme, të marrin një vendim të vetëm, për interesin e popullit! Qeveria duhet te tregoje qe nuk po manipulon vullnetin e zgjedhesve, qe transferimi i votuesve nga çdo bashki socialiste ne Himare nuk ka qene taktike e qeverise, qe moslejimi si asnjehere më parë i votuesve me karta te skaduara nuk behet me qellim” shkruan Beleri.

Sipas opozitës janë rreth 6 mijë qytetarë me karta identiteti në Himarë që mbeten pa votuar. Ndërkohë deputeti i PD, Flamur Noka ka publikuar disa karta identetiteti me afat50 vjeçar që sipas tij i kanë përdorur për të votuar njerëz të sjellë nga qytete të tjera nga qeveria.

Reagimi i plotë i Fredi Belerit

Keto zgjedhje kane filluar ne menyre te paligjshme, me nje vendim te KQZ-së të paligjshem, qe eshte ankimuar nga PBDNj dhe diten e sotme do te depozitohet dhe ankimi im, me nje dekret te paligjshem të nxjerrë në kushtet e emergjencës nga Presidenti, sikur të punonte në Kryeministri, dhe Paligjshmeria po vazhdon!!

Eshte rasti qe qeveria te veproje, ne keto zgjedhje me shume se here te tjera sepse nuk eshte faji i votuesve qe nuk kane rinovuar kartat. Koha ishte shume e shkurter, ne datën 5 korrik u dekretuan zgjedhjet, të premte pas orës 16. Koha per votuesit ishte shume e shkurter te rinovonin kartat e identitetit, kur edhe e-albania me shume nuk ka punuar kete periudhe. Qeveria duhet te marri masat te garantoje qe votuesit te ushtrojne te drejten e tyre per te votuar. Nuk ka asnje pengese nuk kerkon logjistike, nuk ka kosto, siç nuk ka patur pengesa zgjedhje te kaluara. Të gjithë
ministrat në Himarë janë, le të mblidhen një herë të vetme, të marrin një vendim të vetëm, për interesin e popullit! Qeveria duhet te tregoje qe nuk po manipulon vullnetin e zgjedhesve, qe transferimi i votuesve nga çdo bashki socialiste ne Himare nuk ka qene taktike e qeverise, qe moslejimi si asnjehere më parë i votuesve me karta te skaduara nuk behet me qellim.

Qeveria të paktën të ruajë fasadën, siç e ka ruajtur deri tani, se ka përdorur institucionet “e pavarura”, të duket sikur nuk po përdor çdo mjet që t`i manipulojë këto zgjedhje!

U bëj thirrje bashkëqytetarëve të mi, Rezistoni! Mos u largoni nga qëndrat e votimit! Mos u trëmbni! Votoni! Votoni! Votoni!

Fredi Beleri

Kryetari i zgjedhur i bashkise Himare 2023

Eurodeputet

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top