Celibashi i jep fund debatit për votuesit me karta identiteti të skaduara në Himarë

Kreu i KQZ, Ilirjan Calibashi iu referua ligjit për shqetësimin e opozitës në lidhje me disa votues që janë paraqitur në qendrat e votimit me karta identiteti të skaduara. Celibashi tha se nuk është përgjegjësi e KQZ që të vlerësojë këtë çështje, por kjo përcaktohet qartë në ligj.

“Besoj se të gjithë e kuptojnë, qoftë institucionet që merren me administrimin e zgjedhjeve, qoftë votuesit duhet të respektojnë ligjin. Nëse pranojmë këtë, çdo diskutim ka dobi. Jemi apo nuk jemi në respekt të ligjit. Kjo ka rëndësi. Pastaj çdokush mund të bëjë komentet e veta dhe është i përligjur” tha Celibashi.

Kryekomisioneri e shmangu përgjigjen për një variant të votimit me certifikata nga votuesit e Himarës.

“Kodi ka përcaktuar që ka vetëm dy dokumente të vlefshme, karta e identitetit dhe pasaporta” tha ai.

Opozita pretendon se janë mbi 6 mijë votues që kanë mbetur jashtë qendrave të votimit me karta identiteti të falsifikuara.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top