Zhgënjen Luiza Gega: atletja shqiptare nuk kualifikohet për në finale, vetëm e nënta në Lojëra

Pritshmëritë e mëdha sjellin edhe zhgënjime të mëdha, kur nuk përmbushen. Ashtu si Luiza Gega, që nuk ia ka dalë që të kualifikohet në finalen e 3000 metrave me pengesa në Lojërat Olimpike Paris 2024. Atletja shqiptare, që ndihej në formën më të mirë pas përgatitjeve në Kenia, nuk ka mundur të shprehet në garë, duke u renditur vetëm e 9 dhe në këtë mënyrë e eliminuar nga Olimpiada.

Gega, ish-kampionë e Europës, garonte në baterinë e dytë të kualifikueseve. 35 vjeçarja nuk mundi të rivalizonte me kundërshtaret e saj për 5 vendet e para që vlenin kualifikimin për në finale. Luiza regjistroi kohën 9:27:41 në baterinë e saj, që ishte vetëm koha e 9 më e mira. Atletja shqiptare shfaqi vështirësi të mëdha sidomos në dy xhirot e fundit, duke lejuar që ëndërra për medalje të mbaronte aty.

 

Yavi e Bahreinit u rendit në vendin e parë me kohën 9:15:11, duke lënë pas etiopianen Almayeë dhe amerikanen Constein. Vendi i pestë dhe i fundit që u kualifikua nga kjo bateri për në finalen e madhe të 3000 metrave me pengesa, ishte i kazakes Jeruto, që regjistroi kohën 9:16:46, praktikisht 11 sekonda larg nga koha që arriti Gega në Paris.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top