Arsenali ofron më shumë për klubin, PSG për lojtarin – Napoli në udhëkryq me Osimhen

Arsenali është gati të ofrojë një shumë më të lartë për kartonin e Victor Osimhen sesa Paris Saint-Germain, por një pagë më të ulët, ndaj Napoli shpreson të përshpejtojë negociatat për shitjen e nigerianit.

Nuk është absolutisht sekret që nigeriani do të largohej këtë verë edhe pse nënshkroi kontratën e re në dhjetor 2023 me një pagë që shkonte 10 milionë euro në sezon.

Kjo përfshinte një klauzolë lirimi të vendosur me vlerë 120-130 milionë euro, por asnjë klub nuk ka arritur të përmbushë atë çmim të kërkuar, kështu që Napoli tani është i përgatitur të negociojë për një shifër më të ulët.

PSG kishte qenë favorit absolut për sulmuesin, por tani sipas Radio Radio, Arsenali i ka shtuar bisedimet dhe po ofron më shumë se gjigantët e Ligue 1 për sa i përket tarifës së transferimit.

Megjithatë, ata po propozojnë gjithashtu një pagë më të ulët se ajo që mund të garantojë Paris Saint-Germain.

Napoli thjesht dëshiron të heqë Osimhenin nga skuadra, pasi ata nuk mund t marrin Romelu Lukaku apo ndonjë përforcim tjetër para se ai të shitet. /Telegrafi/

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top