Rama nga Himara: Është çmenduri kur thonë që ne blejmë vota!

Dy ditë para zgjedhjeve të Himarës, kryeministri Rama ka paralajmëruar fitoren në Himarë duke lënë të kuptohet se sondazhet e nxjerrin fitues kandidatin e tij Vangjel Tavo.

Duke folur me Vangjel Tavon, Blendi Klosin dhe Damian Gjiknurin, Rama u ndal në akuzat e opozitës për zgjedhje të manipuluara. Ai tha se është çmenduri të mendosh se PS blen votat, sepse në fakt fitorja i vjen nga makineria elektorale dhe sondazhet që e nxjerrin fitues Tavon.

“Gjëja që nuk kuptojnë dhe nuk kanë për ta kuptuar kurrë. Kur del ai atje dhe thotë “Do bëjmë tërmet!”, kur del ky tjetri dhe thotë “Do bëhet breshër”, kur dal unë dhe them shifra, këta kujtojnë se ne kemi ndarë lekët dhe kemi blerë votat. Kjo është çmenduri! Ne ndërkohë kemi sistemin që e dimë paraprakisht rezultatin për shkak të kontakteve dhe për shkak të sondazheve. Ne kemi bërë sondazhet këtu në Himarë. I kemi bërë në fillim kur u vu Vangjeli dhe para një jave dhe e dimë se ku do të dali rezultati. Makineria jonë është moderne!” tha Rama.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top