U fut në shtëpinë e Michael Jordan: 18 vjeçari qendroi në rezidencën luksoze deri kur policia e arrestoi

Një 18-vjeçar hyri në rezidencën e Michael Jordan në Highland Park, në periferi të Çikagos. Këtë e zbulon faqja e internetit Tmz. Raiden Hagedorn, nga Mundelein, Illinois, ishte ende brenda në shtëpi kur policia mbërriti në vendgjarje dhe e arrestuan. Ai tani përballet me një akuzë për shkelje të ligjit dhe dy akuza për dëmtim kriminal të pronës.

 

Rezidenca, me nëntë dhoma gjumi, 19 banja, 14 hapësira garazhi, kuzhinë për një chef, palestër, fushë basketbolli të brendshëm dhe pishinë të hapur, është në shitje që nga viti 2012. Ish-ylli i NBA nuk ishte i pranishëm në momentin e incidentit, pasi nuk ka jetuar në rezidencë – që dallohet për pronësinë e Jordan nga numri 23 në portë – që kur e ka nxjerrë në shitje. Prona fillimisht u vlerësua në 29 milionë dollarë, më vonë reduktua në 15 milionë dollarë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top